Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet nesër turi i 1/16-ave në Kupën e Shqipërisë, dy ekipet e Superiores marrin vëmendjen (SFIDAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet nesër turi i 1/16-ave në Kupën e Shqipërisë, dy

Kupa e Shqipërisë do të vazhdojë rrugëtimin ditën e nesërme me ndeshjet e turit të 1/16-të. Tetë ndeshjet e këtij turi janë programuar për në orën 13:00.

Ka disa duele interesante në këtë fazë të Kupës, ku garojnë vetëm dy nga ekipet e “Abissnet Superiore”, Skënderbeu dhe Dinamo. Korçarët përballen me skuadrën e Turbinës, ndërsa blutë me Orikun.

Takime të tjera të kësaj faze janë Bylisi-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008. Ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me një ndeshje.

Vetëm ndeshjet e turit çerekfinal (1/4) dhe gjysmëfinal (1/2) do të jenë me 2 takime. Ekipet e renditura nga vendi i parë e deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023 do të garojnë duke filluar nga faza e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë.

KUPA E SHQIPËRISË – Turi 1/16

(6 dhjetor, 13:00)

Bylisi-Vora

Kastrioti-AF Elbasani

Skënderbeu-Turbina

Dinamo-Oriku

Flamurtari-Burreli

Tomori-Lushnja

Korabi-Besa

Apolonia-Luzi 2008

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga