
Kategoria e Parë do të vijë me 5 ndeshje ditën e sotme, teksa do të luhet në kuadër të javës së 12-të të saj. Takime mjaft interesante janë në progam, me skuadrat që do të përplasin “brirët” mes tyre për 3 pikët e kësaj jave.
4 takime do të startojnë në orën 13:30, ndërsa një ndeshje do të luhet në orën 17:00, Elbasani – Kastrioti duelojnë në “Elbasan Arena”.
Në 4 takime janë mësuar edhe gjyqtarët që vendosin drejtësi. FSHF-ja ka caktuar arbitrat emrat e të cilëve bëhen të ditur nga “Neësport.al”.
Emrat e arbitrave të 4 sfidave të orës 13:30.
Flamurtari-Luzi 2008
Arbitër kryesor: Ermal Gryka(Fushë-Krujë)
Asistent 1: Deivis Përndreca(Lezhë)
Asistent 2: Orgest Loci(Fushë-Krujë)
Arbitër i 4: Gerard Çokaj(Lezhë)
Apolonia-Lushnja
Arbitër kryesor: Ditmir Grimci(Shkodër)
Asistent 1: Jetmir Podgorica(Shkodër)
Asistent 2: Ardit Çobaj(Shkodër)
Arbitër i 4: Ermis Çelaj(Vlorë)
Burreli-Bylis
Arbitër kryesor: Daniel Vrapi(Tiranë)
Asistent 1: Bledar Mesi(Tiranë)
Asistent 2: Dorjan Shkëmbi(Skrapar)
Arbitër i 4: Sokol Bebja(Tiranë)
Korabi-Tomori
Arbitër kryesor: Olsion Yzeiraj(Patos)
Asistent 1: Feliks Kolleshi(Tiranë)
Asistent 2: Delin Kasa(Kavajë)
Arbitër i 4: Xhuljan Bacaj(Laç)