
Tirana – Laçi është sfida e fundit e javës së 7-të që do të luhet ditën e sotme. Ky takim do të luhet në kryeqytet në “Selman Stërmasi” duke nisur që nga ora 14:00.
Humbja e Egnatias ka motivuar bardheblutë, të cilët ndaj kurbinasve do të kërkojnë vetmë 3 pikët për të marrë vendin e parë në tabelën e klasifikimit. Orges Shehi ka pasur kohën e duhur në dispozicion për të përgatitur ekipin, ndërsa në mendjen e tij ka vendosur për 11-tëshen.
Ndërkohë kurbinasit ndodhet aktualisht në vendin e 9-të me 7 pikë dhe ndaj bardhebluve tentojnë 3 pikët. Një triumf që do t’i largonte nga fundi i klasifikimit dhe t’i ngjiste në “Final – Four”.
Poll