Ditën e sotme do të luhen dy ndeshjet e javës së 11-të të “Abissnet Superiore”. Dy takimi mjaft interesante do të nisin në orën 13:00.
Bylisi pret Teutën në Ballsh. Vendasit do të kërkojnë të reagojnë pas 4 humbjeve rresht, pasi tashmë e shikojnë vetën në vendin e 8-të në renditje. Me humbje në këtë përballje vijnë edhe durrsakët, të cilët gjithashtu do të tentojnë 3 pikët.
Ndërsa në sfidën tjetër Kastrioti udhëton në Durrës për tu pëballur me Erzenin. Në “Niko Dovana” shijakasit do të kërkojnë pikët e plota, pasi vijnë nga barazimi me Vllazninë një javë më parë. Krejt e kundërta ndodh për krutanët, të cilët ia dolën të siguronin fitoren ndaj Bylisit dhe do të tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj kundërshtarëve të ditës së sotme.