Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luhet akti i fundit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e Dinamo luftë në distancë për titullin. Mësoni AXHENDËN e javës së 26-të

Shkruar nga NEWSPORT
Luhet akti i fundit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e

Kategoria e Parë do të luajë aktin e saj të fundit, me Skënderbeun dhe Dinamon që do të duelojnë në distancë për titullin kampion. Ndeshjet e javës së 26-të do të luhen me 18 maj në orën 16:00. Plot 6 sfida do të marrin vëmendjen në javën e fundit, por gjithë “sy e veshë” janë te skuadra që do të dalë kampione nga kjo kategori.

Skënderbeu dhe Dinamo kanë siguruar ngjitjen në Superiore për sezonin e ardhshëm, por në distancë do të duelojnë për vendin e parë që u jep edhe trofeun e kampiones. Korçarët kanë një pikë më shumë dhe sfidojnë Lushnjen që kërkon fitoren. Blutë e kryeqytetit udëhtojnë në transfertë ku sfidojnë Luzin, me këtë të fundit që ndodhet në mesin e artë në klasifikim.

Pas Tërbunit janë edhe 3 skuadra të tjera që kanë mbyllur llogaritë me Kategorinë e Parë, pasi për sezonin e ardhshëm do të militojnë në të Dytën. Oriku, Turbina dhe Besëlidhja do të përballen respektivisht me Tërbunin e skualifikuar, Tomorin dhe Korabin. Oriku-Tërbuni nuk luhet, me skuadrën vlonjate që merr 3 pikët në tavolinë.

Sfida të tjera janë edhe Besa e Burreli që luajnë për të shmangur zonën “’Play-Out” dhe Flamurtari-Apolonia që kanë siguruar tashmë një vend në zonën “Play-Off”.

SFIDAT e javës së 26-të:

BESA – BURRELI

FLAMURTARI – APOLONIA

KORABI – BESËLIDHJA

LUSHNJA – SKËNDERBEU

LUZI – DINAMO

TURBINA - TOMORI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga