
Luhen në orën 21:00 tre takime çerekfinale të vlefshme për Europa League. Në Torino Juventus pret Sporting Lisbona. Bardhezinjtë vijnë pas eleminimit të gjermanëve të Freiburg. Përballë do të kenë luzitanët që eleminuan Arsenal në “Emirates”.
Manchester United do të pres në “Old Trafford” Seville, që janë mbretërit e këtij trofeu. Ekipi i Ten Hag eleminoi fazën e kaluar një tjetër ekip andaluzian, Real Betis. Ndërsa Seville vjen pas asaj sfide ndaj PSV, ku fituan ndeshjen e parë dhe u mundën të dytën, por u kualifikuan për shkak të golavarazhit.
Ndërsa sfida tjetër do të jetë ajo mes Bayer Leverkusen dhe Royal Union. Ekipi i Xabi Alonsos ka një ecuri mbresëlënëse si në Bundesligë dhe në Europa League. Por përballë do të kenë surprizën e këtij edicioni belgët e Royal të cilët fazën e kaluar eleminuan Union Berlin.
Juventus-Sporting Lisbona
Formacionet Zyrtare:
Juventus: Szczesny; Bremer; Danilo; Cuadrado; Gatti; Locatelli; Di Maria; Kostic; Rabiot; Milik; Chiesa. Trajner: Massimiliano Allegri
Sporting Lisbona: Adan; St. Juste; Coates; Morita; Esgaio; Chermiti; Goncalves; Inacio; Edwards; Santos; Trincao. Trajner: Ruben Amorim
Manchester United-Seville
Formacionet Zyrtare:
Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka; Varane; Martinez; Malacia; Casemiro; Sabitzer; Antony; Fernandez; Sancho; Martial. Trajner: Eric Ten Hag
Seville (4-2-3-1): Bono; Montiel; Nianzou; Marcao; Acuna; Fernando; Gudelj; Ocampos; Rakitic; Torres; Lamela. Trajner: Jose Mendilibar
Bayer Leverkusen-Royale Union
Formacionet Zyrtare:
Bayer Leverkusen (4-3-3): Hradecky; Tah; Tapsoba; Hincapie; Bakker; Frimpong; Palacios; Andrich; Diaby; Wirtz; Adili. Trajner: Xabi Alonso
Royale Union (4-3-3): Moris; Nieuwkoop; Kandouss; Burgess; Van Der Heyden; Lynenn; Lazare Amani; Lapoussin; Vertessen; Teuma; Boniface. Trajner: Karel Geraerts