Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luftojnë për biletën e kualifikimit në çerekfinale, Lushnja “kërcënon” Egnatian me të…kaluarën

Shkruar nga NEWSPORT
Luftojnë për biletën e kualifikimit në çerekfinale,

Egnatia – Lushnja është një nga takimet interesante të fazës së 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Takim ky që do të luhet në “Egnatia Arena” duke nisur që nga ora 13:00.

Rrogozhinasit sigurisht shikohen si favoritë në këtë sfidë, për shkak edhe të momentit të mirë që po kalojnë në kampionat. Por skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova duhet të bëjë mjaft kujdes, pasi ka përballë një skuadër që e kanë si “mace të zezë”.

Statistikat e përballjeve direkte të dy ekipeve flasin dukshëm në favor të lushnjarëve. Në 10 ndeshjet e fundit mes tyre të zhvilluara mes Kategorisë së Parë dhe Superiores, skuadra e Lushnjes ka arritur të fitojë 5 ndeshje kundrejt 1 sfidë që ka triumfuar Egnatia.

Ndërkohë 4 duele kanë përfunduar në barazim mes tyre. Fitorja e fundit në takimet mes tyre i takon rrogozhinasve, të cilët kanë triumfuar 3-0 në transfertë ndaj lushnjarëve. Skuadra e Tetovës ka shënuar 10 gola, ndërsa ka pësuar 14 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga