Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luftëtari-Teuta, sfida vendimtare e sezonit të skuadrave

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari-Teuta, sfida vendimtare e sezonit të skuadrave

Luftëtari dhe Teuta do të luajnë këtë të Hënë një 90 minutësh vendimtar për sezonin e të dyja skuadrave. Gjirokastritët kanë thyer çdo parashikim duke mbajtur sot atë pozicion që durrsakët e kishin objektiv në fillim të sezonit, por starti i dobët i skuadrës bregdetare e komplikoi jo pak situatën dhe tashmë skuadra e Maganit vazhdon të mbetet në vallen e mbijetesës.

Me 40 pikë dhe vendin e katërt në klasifikim, Luftëtari synon të vendosë një gur të rëndë për të realizuar objektivin që do ta mbante në lojë për një biletë europiane, ndërsa në krahun tjetër, Teuta mbetet në kërkim të pikëve pasi vendi i parafundit është vetëm 3 pikë larg dhe një disfatë në Qytetin e Gurtë do ta komplikonte shumë situatën për skuadrën e Maganit.

Drejtuesit e klubit jugor kanë bërë thirrje që tifozët ta mbështesin skuadrën në këtë duel u mund të vendoset edhe pika e sezonit, por në krahun tjetër Teuta synon fitoren e artë që nga rrethinat e zonës së ftohtë ta katapultojë drejt e në luftën për vendin e katërt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga