Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luftëtari "nxjerr mësime" nga humbja me Kastriotin, sulmi me nevoja emergjente

Shkruar nga NEWSPORT
Luftëtari "nxjerr mësime" nga humbja me Kastriotin, sulmi me

Edhe te Luftëtari problemet duhet të sheshohen njëherë e mirë. Presidenti i klubit gjirokastrit mblodhi dje skuadrën që u mposht përballë Kastriotit dhe ka diskutuar me ta për hapin fals të takimit të parë. Ai ka kërkuar që kjo gjendje të kalohet sa më shpejt dhe të mendohet për takimin pasardhës me Laçin. Edhe pse lojtarët pranuan se nuk ishin të motivuar psikologjikisht, problemet janë shfaqur të të gjitha repartet.

Klubi do të tentojë të plotësojë boshllëqet në skuadër dhe po tentohen afrime të tjera. Gjirokastritët po kërkojnë të marrin sulmuesin kenian Ismael Dunga, i cili ka hyrë në planet e Luftëtarit prej kohësh. Largimi i dyshes Bregu-Abazaj ka lënë përtokë sulmin e gjirokastritëve që u nevojitet një lojtar deciziv. Merkatoja pritet të përfundojë me realizimin e dy goditjeve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga