Ditën e djeshme u zhvilluan dy takimet e para të javës së 27-të të Kampionatit, ku Partizani arriti të fitonte 4-0 ndaj Erzenit dhe Tirana – Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre. Ndërkohë ditën e sotme do të luhen 3 takimet e tjera të Superiores.
Në orën 14:00 në fushë do të zbresin Kukësi dhe Laçi, të cilët do të përplasin brirët në “Kukës Arena”. Të dyja ekipet kanë “jetike” 3 pikët, me verilindorët që synojnë rikthimin te fitorja pas 4 muajsh, ndërsa kurbinasit synojnë fitoren e parë me Armando Cungun në stol.
Në orën 17:00 paralelisht do të luhet në Durrës dhe Korçë. Në “Niko Dovana” sfidohen Dinamo dhe Teuta, ndërsa në Korçë do të luhet Skënderbeu- Vllaznia. Takime këto ku ekipet janë të detyruara vetëm për 3 pikët.