
Ja e 12-të e “Abissnet Superiore” ditën e sotme vjen me 3 duele mjaft interesante që do të luhen duke nisur që nga ora 13:00.
Në “Selman Stërmasi” pritet të jetë një “luftë” e vërtetë mes Tiranës dhe Vllaznisë, në klasiken e Shqipërisë që pritet të marrë të gjithë vëmendjen e tifozëve, një takim që do të dhurojë emocione të forta. Shehi do të bëjë llogaritë pa Ardit Deliun, i cili ka probleme me gjurin, ndërsa Josa ka grupin e plotë.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Behiratche, Ismajgeci, Kallaku, Aleksi, Limaj, Hasani, Xhixha, Patrick. Trajner: Orges Shehi
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Aralica, Marku. Trajner: Mirel Josa.
Arbitër kryesorë: Olsion Yzeira
Ndihmës: Egin Doda dhe Herald Lisaku
VAR: Orlando Kuka