
Partizani është ekipi kampion i edicionit futbollistik 2022-2023 të Superiores. Të kuqtë fituan sot përballë Teutës në “Arenën e Demave” me rezultatin 2-0 dhe ngritën lart trofeun e 17-të kampion në historinë e tyre.
Një kampionat i rivalizuar deri në ndeshjen e fundit, me Partizanin që arriti të parakalojë Tiranën pasi këta të fundit u ndalën nga Bylis në një ndeshje që prodhoi shumë polemika.
“Lufta” në rrjete sociale ka nisur prej javësh si nga ana e tifozëve por edhe nga figura të sportit. Vetë klubi i Tiranës postoi një foto pas ndeshjeve të sotme me mbishkrimin, “Lavdia e qytetit”, duke lënë të nënkuptohet se qyteti i përket atyre.
Nuk mungon as përgjigjia e të kuqve që në të njëjtën mënyrë postojnë fotot e festës së sotme me diçiturën: Krenaria e kryeqytetit, kampionët jemi ne.