
Kastrioti do t'i luajë të gjithë ndeshjet si pritës në stadiumin e Kamzës. Drejtuesit krutanë kanë arritur marrëveshjen dhe në sezonin e ri, impianti kamzali do të jetë shtëpia e tyre.
Edhe pse pati një debat të madh me Rakip Sulin, pasi kishte një urdhër për shembjen e stadiumit, në fund u vendos që një gjë e tillë mos të ndodhte.
Në këtë sezon, stadiumi i Kamzës do t'i shërbejë Kastriotit të Krujës, tashmë të ngjitur në Superiore. Janë bërë disa ndërhyrje në tribunën qëndrore duke vendosur stola të rinj, ku edhe shkruhet emri i skuadrës krutane.
Poll