Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lajmi i fundit/ Luciano Moggi firmos zyrtarisht me Partizanin, prezantimi në ditët në vijim

Shkruar nga NEWSPORT
Lajmi i fundit/ Luciano Moggi firmos zyrtarisht me Partizanin, prezantimi

Luciano Moggi nis bashkëpunimin me klubin Partizanit. Ish-drejtori i Juventusit ka firmosur një marrëveshje me presidentin e klubit të kuq ditën e sotme.

Moggi do të jetë në rolin e këshilltarit të presidentit Gaz Demi në klubin e Partizanit.

Prezantimi i tij para mediave do të bëhet në ditët në vijim. Ish-drejtori i Juventusit ka qenë ditën e sotme në një takim me presidentin e Partizanit, Gaz Demin teksa kanë mbyllur me sukses marrëveshjen për një bashkëpunim mes tyre.

Moggi që prej 2006-ës nuk është përfshirë më nëpër struktura të brendshme të klubeve të futbollit. Direkt pas skandali të "Caliciopoli-t" kur Juventusi u dënua me rrëzimin në Serinë B, ish-drejtori i klubit italian u përjashtua nga futbolli.

Gjithsesi, ai asnjëherë nuk e ka pranuar se ka qenë i përfshirë në skandalin e blerjes së arbitrave, apo shit-blerjeve të ndeshjeve në Serinë A.

Ndërkohë që ditën e nesërme, Moggi do të jetë prezent në "Selman Stërmasi" për të ndjekur derbin Tirana-Partizani, në shoqërinë e drejtuesve të klubit të kuq.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga