
Coronavirusi, prej 9 marsit është shfaqur edhe në Shqipëri, ndërsa Kruja është një nga qytetet e shndërruara në vatër infeksioni nga COVID 19.
Këtij virusi s’kanë mundur t’i shpëtojnë as njerëzit e sportit, teksa më parë u infektua zyrtari i FSHF-së, Florian Riza, ndërsa së fundmi është prekur edhe ish-lojtari dhe trajneri i Kastriotit me iniciale SH.D.
Ai ka dhënë një intervistë për News 24 ku ka treguar shenjat e para të sëmundjes, ku mund të jetë infektuar dhe apeli që ka për qeverinë.
Si dhe kur ju shfaqën
simptomat?
Kisha një kollë të hershme. Shkoja në spital një ditë po, një ditë jo. E
vetmja rrugë është se është marrë mikrobi. Po bëj mbi 10 ditë që kam pasur
debolesë, djersë dhe dhimbje trupi. Shkoja te një pronë që kam çdo ditë, por
ndieja lodhje, dhimbje kyçesh. Më shkoi mendja tek ato simptomat që kemi
dëgjuar edhe në televizor.
Keni frikë se mund të
keni infektuar edhe të tjerë persona?
Vëllain, kam frikë. Sot (dje) do të vijnë t’i bëjnë tamponin. Nëna ime
qëndron prej 1 jave e izoluar në dhomën tjetër. I kam çuar ndonjë gotë ujë,
ndonjë gjë. Kam djalin e vëllait që m’i sjell ushqimet, m’i bën nusja e
vëllait. I marr dhe i fus brenda.
Këtu vjen erë klor.
Kush e ka dezinfektuar?
S’e di, sepse unë jam i izoluar mbi 10 ditë. Dua që të rishikohet pak puna
e plakës, pasi po më vdes aty. Pres të përmirësohem, nga sikleti i kësaj
përkeqësohen këta të tjerët.
Sa e rëndë ishte
sëmundja?
Faktikisht, këtë lloj “COVID”-i e kam kaluar nga janari ose dhjetori. Kam
pasur të njëjtin grip më herët, por në atë kohë nuk jam testuar.
Po familja e vëllait,
si është?
Vëllai nuk është mirë, ai ka temperaturë 38 e gjysmë deri në 39. Nusja e
vëllait dhe nipi janë mirë.
Keni ndonjë apel?
Bëj thirrje që të më shohin plakën. Unë them se do ta kaloj, s’e kam
problem, nga vetë fiziku, sepse jam marrë me sport gjithë jetën. Do ta kaloj,
por kam hallin e nënës.
A ndiheni të
frikësuar se njerëzit mund t’ju stigmatizojnë?
Absolutisht. Nuk hyj te mentaliteti i njerëzve, por ishalla largohet virusi
njëherë e përgjithmonë, me shpresën e Zotit.
A mendoni se
karantinimi në banesë është efektiv?
Po të kesh kushtet në banesë, është mirë. Por më mundon plaka. Karantinimi
në shtëpi është super. Gruaja ka ngelur një muaj e gjysmë në Gjermani.
Pse ka ngelur atje
gruaja?
Ishte përkohësisht atje, shkoi te vëllai i vet. Kam edhe çunat atje. Unë
jam vetëm me plakën. Ça t’i bëj! Ka pasur fluturime, por s’ka kapur gjë. Nuk
arrijnë të rezervojnë një dhomë hoteli.