Dinamo sezonin e ri do të luajë në Superiore. Blutë kanë nisur me punën për ndëërtimin e skuadrës për pjesmarrjen në elitë. Dritan Mehmeti sëbashku me Luan Pinarin bënë të mundur ngjitjen e kryeqytetasve.
Pikërisht ky i fundit tashmë ka marrë në dorë “frenat” e akademisë dhe në këto kushte Mehmetit do t’i duhet një ndihmës.
Fatjon Tafa që u largua vetëm pak ditë më parë nga Partizani do të jetë krahu i djathtë i Mehmetit. Miqësia që kanë palët mes tyre do të bëjë që te Dinamo të ketë një bashkëpunim të suksesshëm dhe misioni i tyre nuk do të jetë vetëm qëndrimi në Superiore. Megjitha duhet të presim dhe pak pr zyrtarizimin e këtij kalimi. Kujtojmë se dyshja kanë bashkëpunuar te Partizani, teksa tashmë rrugët e tyre janë bashkuar sërish.
[caption id="attachment_697024" align="alignnone" width="824"] Fatjon Tafa - Dritan Mehmeti kur kane punuar sebashku te Partizani[/caption]