Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Luajnë sfidën e parë të sezonit në shtëpi, Partizani nxjerr në shitje biletat

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani do të presë Laçin ditën e nesërme në “Arenën e Demave” për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së dytë të “Abissnet Superiore”. Ky duel do të startojë në orën 19:00.

Demat do të luajnë kështu ndeshjen e parë për sezonin e ri në Superiore dhe Zoran Zekic pas eleminimut nga Conference League e ka përqendruar gjithë vëmendjen në kampionat. Kroati do të kërkojë fitoren ndaj kurbinasve.

Klubi kërkon mbështetjen e tifozëve dhe ditën e sotme kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për duelin me Laçin. Çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 3000 lekë në tribunën Vip.

"️Ju njoftojmë se për takimin ndaj Laçit çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit "ARENA E DEMAVE" do të jenë:

Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 3 000 Lekë

Biletat në Tribunat Qëndrore: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lekë

Biletat në Tribunën përballë:

E1, D3 , D2 , D1, C1, C2, do të kushtojnë 500 Lekë

Biletat në Tribunën përballë: C3 do të kushtojnë 300 Lekë

▶️Sektori i rezervuar për tifozerinë mike do të jetë tribuna E1

Biletat mund ti siguroni nga dita e sotme online ➡️ https://al.ebileta.al/.../buyseats/scegliSettorePub.do...

Si dhe në pikës së shitjes të stadiumit️ “Selman Stërmasi” ⏰️ 10:00 - 19:00.

Të dielën ditën e ndeshjes biletat i gjeni edhe pranë ️ stadiumit "Arena e Demave". shkruan klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga