Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lorik Cana si Zllatan Ibrahimoviç?

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja e luajtur kundër Rumanisë në Lyon pak ditë më parë duket se ka qenë e fundit për kapitenin e Shqipërisë me fanellën kuqezi si futbollist. Në një lidhje direkte me "Super Sport", lojtari që ka më shumë ndeshje me ekipin kombëtar ka lënë që të kuptohet se shumë shpejt do të vijë dhe lamtumira nga kjo skuadër ku ka arritur pothuajse gjithçka që nuk e ka arritur një kapiten tjetër që ka udhëhequr Shqipërinë në vite.

lorik-cana-ishte-nisje-euml-ndrrash_2_hd-610x360Ka luajtur 93 ndeshje zyrtare me kuqezinjtë që nga viti 2003, ndërsa mbetet model për brezat që janë aktualisht në ekipin tonë kombëtar, por edhe për ata pasardhës. Shpirti i liderit dhe i sakrifikuesit në çdo aspekt për kuqezinjtë, normalisht që do të mbetet ikonë që rrallë mund të zëvendësohet.

Pra, ashtu siç bëri Zllatan Ibrahimoviç pak ditë më parë ku deklaroi largimin nga kombëtarja suedeze, këtë e ka bërë dhe Lorik Cana, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. Gjithsesi, faleminderit kapiten!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga