Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Vllaznia i fut “ethet” Dinamos, POSTIMI i fundit bën Ilir Dajën të “flasë me vete”

Shkruar nga NEWSPORT
Vllaznia i fut “ethet” Dinamos, POSTIMI i fundit bën Ilir
Edi Martini dhe Ilir Daja

Të shtunën në orën 18:00, do të mbahte kryendeshja e javës së 29-të në Superiore mes Vllaznisë dhe Dinamos. Takimi është planifikuar të mbahte në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa për trajnerin Edi Martini dhe Ilir Daja nuk është një ndeshje radhe.

Para këtij ballafaqimi, skuadra shkodrane ka publikuar në rrjetin social “Instagram” bilancin si pritës. Në 14 ndeshje të luajtuar këtë sezon në “Loro Boriçi”, përsa i takon Superiores, kuqeblutë numërojnë 12 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje.

Disfata e vetme rezulton kundër Teutës më datën 28 nëntor nga viti i kaluar. Kjo e dhënë, është “sinjal” i qartë për Dinamon dhe trajnerin Daja se çfarë e pret në transfertën e Shkodrës.

Përgjatë 28 javëve të luajtura në Superiore, Vllaznia dhe Elbasani mbajnë kreun me 52 pikë, ndërsa Dinamo rrezikon të mbetet jashtë Final Four, 4 pikë mbrapa vendit të 4-të, i cili aktualisht i takon Partizanit.      

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF Vllaznia (@kfvllaznia)

 

Poll

Lexo gjithashtu