Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lorik Cana: Do të luajmë me zemër

Shkruar nga NEWSPORT
Lorik Cana: Do të luajmë me zemër

21 orë përpara sfidës kundër Zvicrës, kapiteni i Kombëtares kuqezi përmbledh faktet që çuan Shqipërinë në fazën në grupe. Ai vlerëson ekipin e Zvicrës dhe e sheh të vështirë përballjen, për vet faktin se një pjesë e konsiderueshme e kundërshtarëve janë shqiptarë. Flet për miqësinë që kanë mes tyre, ndërsa nuk harron dhe duelin mes vëllezërve Xhaka, të cilët janë agresivë, por që do të tregohen profesionistë dhe secili do të kërkojë që të fitojë kombëtarja respektive.Ndeshja me zvicrën është e vështirë për ne, kjo për shkak se ne njihemi me njëri-tjetrin. Ka lojtarë shqiptarë te Zvicra, të cilët janë rritur atje që fëmijë. Por, ky është futbolli, ne jemi miq me njëri-tjetrin”, fillon të thotë kapiteni i kuqezinjve.

Kualifikimi –“Ndeshje e vështirë. Kemi arritur këtu duke luajtur me zemër dhe organizim”.

Dueli – “Vëllezërit Xhaka, ata do të luajnë për të fituar”.

Gabimet – “Nuk kemi punuar për asgjë të veçantë. Me punën e trajnerit ne po japim maksimumin dhe po punojmë për rritjen e përqëndrimit. Nga pikpamja e organizimit kemi punuar mirë. Do të mbështetemi në të njëjtën mënyrë siç bëmë edhe gjatë fazës kualifikuese. Janë gjëra që përmirësohen. Nuk janë problem i madh, do të jemi në nivelin e duhur. Nëse ne do të jemi më të fortë se kundërshtarët, do të fitojmë ne. Në të kundërt, do të humbasim”.

“Gjermanët” – “Besoj që kemi vite që kemi punuar me trajnerin për të sjellë lojtarët më të mirë. Lojtarët që kanë karrierë si Mërgimi dhe Amiri, ne kemi pasur lojtarë që vijnë nga Bundeslika 1 dhe 2. Dijmë nivelin e kampionatit gjerman. Sa kalon koha dhe bëhet më i fortë. Mërgimi ka 4 vite brenda ekipit tonë dhe është ambientuar duke u bërë lojtar i rëndësishëm i ekipit tonë. Ai ka qenë kapiten skuadre në Bundeslikë, ndërsa amiri ka bërë zgjedhjen e duhur duke kaluar nga kampionati zviceran në buindesliga 2. Këta lojtarë do të jenë pikat e forta të kombëtares tonë”, përfundon Cana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga