
Lorenc Vila tashmë zyrtarisht nuk ëhstë më lojtar i Teutës. Futbollisti largohet nga Durrësi pas 7 sezonesh, ku arriti të fitojë edhe 4 trofe.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsakë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ky njoftim vjen një ditë pasi “Newsport.al” raportoi ekskluzivisht se Dinamo ka arritur të blejë Vilën. Tashmë largimi nga “Djemtë e Detit” është një konfirmim i transferimit të 24-vjeçarit te Blutë e kryeqytetit.
“Mirupafshim Lorenco Vila!
Pas 7 vitesh dhe 4 trofe të fituar, Lorenco Vila largohet nga Teuta. Vila spikati në Akademinë e Teutës, dhe u afrua në ekipin e parë në 2016. Gjatë këtyre sezoneve ai ka fituar kater trofe me fanellën blu, ndërsa ka grumbulluar 200 ndeshje dhe ka shënuar 45 gola. KF Teuta falenderon Lorenco Vila, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë aventurës së tij me “Djemtë e Detit”. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë. KF Teuta i uron suksese në vazhdim”, shkrua Teuta.