Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lorenc TRASHI zgjidhet lojtari më i mirë i SHQIPËRISË, njihuni me NOTAT dhe STATISTIKAT e ndeshjes

Shkruar nga NEWSPORT

Shqipëria bën autokritikë në ndeshjen në transfertë me Moldavinë duke fituar me rezultatin e thellë 4-0. Kuqezinjtë e nisin mirë ndeshjen dhe e administrojnë atë deri në sekondën e fundit. Serinë e golave e hap Cikalleshi në minutën e 22 të pjesës së parë, ndërkohë pasohet nga dy golat të tjerë Bare në të 34' dhe Trashi 40'. Një pjesë e parë që flet vetëm për kuqezinjtë, të cilët posedojnë topin në 70% dhe bëjnë 4 gjuajtje të 4-ta në portë.

Pjesa e dytë fillon më e vrullshme dhe futbollistët tanë janë më të çliruar psikologjikisht. Ndeshja me Turqinë tashmë ishte lënë mbrapa dhe ne shënonim tre herë në 4 raste gjatë pjesës së parë. Në të dytën shtojmë presionin, godasim më shumë portën plotë 11 herë, por nuk jemi të saktë sa duhet dhe vetëm 3 përfundojnë në portë. Ndërsa një pritet nga portieri.

Për ta mbyllur ndeshjen shënoi ai, i cili e kërkoi golin me ngulm në dy ndeshjet e fundit Rei Manaj. Një asisst nga Rroshi, Manaj e kthen në gol me finde. Mbyllet sfida fitojnë kuqezinjtë 4-0.

Në përfundim Shqipëria zotëron topin në masën 66%. Godet portën 15 herë gjatë 90 minutave dhe 7 prej tyre shkojnë në portë, nga të cilat 4 janë gol. Problemi që kemi mbeten kartonat e verdhë. Ndëshkohet Cikalleshi, Bare dhe Gjasula, këta të fundit do të mungojnë ndaj Andorrës.

Një ndeshje perfekte për lojtarin e Partizanit, Lorenc Trashi, i cili bën një debutim ëndrrash. Shënon gol dhe luan mirë gjatë gjithë lojës. Në krahun e tij nuk kalon askush dhe tepër i rrezikshëm në sulëm. Sofascore ka zbuluar notat për ekipin kuq e zi, ku lojtari më i mirë i ndeshjes është pikerisht Lorenc Trashi.

Më poshtë do të gjeni në foto të gjitha notat e lojtarëve:

Notat e ekipit Kuq e zi sipas SocaScore.
Nota e Rroshit i futur si zëvendësues
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga