Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lorenc TRASHI i “blinduar” në Kosovë, bie pista “Superiore”

Shkruar nga NEWSPORT
Lorenc TRASHI i “blinduar” në Kosovë, bie pista

Lorenc Trashi ishte një nga afrimet me më shumë bujë në merkaton e dimrit te Ballkani. Mbrojtësi i njohur nuk ishte gjithmonë preferencë e parë për trajnerin Ilir Daja. Megjithatë kontributi i tij ishte i padiskutueshëm në arritjen e objektivit kryesor, titulli kampion.

Shumë zëra kanë nisur të qarkullojnë për mëngjërashin, duke e çuar në destinacione të ndryshme. Mirëpo e vërteta është se ai nuk mund të largohet nga Ballkani. Përveç faktit se është i lumtur dhe ndihet mirë me Ilir Dajën, kontrata e mban lidhur me suharekasit.

Burime për Newsport.al bëjnë me dije se 30-vjeçari do të jetë pjesë e Ballkanit edhe për 2 vitet e ardhshme. Kësisoj zërat për një kalim të mundshëm te Dinamo bien poshtë, me suharekasit dhe Ilir Dajën që do të ketë edhe për 2 sezonet e ardhshme shërbimet e gramshiotit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga