Teuta është një prej skuadrave që vazhdon intensivisht përgatitjet për sezonin e ri. Lojtarëët të drejtuar nga Diego Longo zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë në mënyrë që të gjithë futbollistët të kapin formën e duhur para startit të kampionatit.
Në stërvitjen e fundit ka rënë në sy një lojtar. Në fakt kemi të bëjmë me një rikthim në Durrës. Drejtuesit duket se kanë vendosur t’i riveshin sërish fanelën e “djemve të detit” Asion Dajës. Ky i fundit mbylli aventurën e tij me Dinamon, teksa sezonin e ri do të jetë një “durrsak”.
Ish-lojtari i Tiranës dhe Partizanit është parë ën stërvitje nën urdhrat e Diego Longos, me 33 vjeçarin që ka vendosur të rikthehet te Teuta. Kujtojmë se Daja ka qenë pjesë e Teutës edhe në sezonin 2020-2022.
[caption id="attachment_702948" align="alignnone" width="963"] Asion Daja - Teuta/ © Credits facebook.com/OfficialTeutaKF[/caption]