Kristi Prendi do të jetë pjesë e Bylisit në pjesën e dytë të sezonit. Newsport.al meson se sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka dalë nga akademia e Tiranës ka dalë në stërvitje me skuadrën që pretendon të hyjë në Superligë këtë vit.
Prendi ka qenë i dëmtuar gjatë muajve të fundit, por prej disa javësh është rikuperuar plotësisht dhe kalimi i tij te Bylisi shihet si një mundësi për t’u aktivizuar më shumë.
Rastësia e çuditshme është se sulmuesi i talentuar debutoi me Tiranën sezonin e shkuar, pikërisht kundër Bylisit në sfidën e luajtur në Ballsh, por pas vetëm pak minutash lojë, ai u dëmtua në gju.
Lëndimi rezultoi i rëndë dhe Prendi iu nënshtrua një operacioni në muajin maj të 2016-ës.
Tashmë ai është gati të nisë një tjetër aventurë me Bylisin që i ka besuar një vend në skuadër për të treguar vlerat e tij.
[caption id="attachment_73698" align="alignnone" width="696"] Kristi Prendi[/caption]