Edhe pse nuk është zyrtarizuar nga klubi kuqezi, mbrojtësi i krahut të djathtë Roland Peqini ka dalë në stërvitje te Flamurtari. Peqini ka zhvilluar tratativat gjatë gjithë javës së shkuar, ndërsa të hënën pasdite ka dalë në stërvitje me kuqezinjtë.
Sezonin e shkuar elbasanasi luajti te Tërbuni, ndërsa në janar kaloi në radhët e Dinamos ku luajti disa takime në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Ai tashmë ndodhet nën urdhrat e Gugash Maganit dhe pritet që të firmosë sapo presidenti Sinan Idrizi të kthehet nga Turqia.
Poll