Partizani
David Fadairo po kalon një moment të vështirë në karrierën e tij. Sulmuesi i Partizanit u dëmtua në duelin përballë Vorës, pas vetëm 9 minutave lojë, duke lënë fushën me krahun e thyer.
Madje, dëmtimi ishte aq serioz, sa nigeriani u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. 25-vjeçari kreu një ndërhyrje kirurgjikale në dorën e majtë, por motivimi i tij duket të jetë në nivelin më të lartë.
“Nuk mund të ndalem. Falëminderit për mesazhet djema, i vlerësoj shumë, jam mirë”, ka shkruar së fundmi Fadairo në rrjetet sociale, duke treguar gjendjen e tij dhe qetësuar tifozët e kuq.
View this post on Instagram
Poll
