Lojtarët shqiptarë vijojnë të shkëlqejnë në Europë. Vedat Muriqi po kalon një formë të mrekullueshme në kampionatin spanjoll sikurse Emanuele Ndoj në Seria A. Të dy futbollistët janë përzgjedhur në formacionet e javës, respektivisht në La Liga dhe në Itali.
Sulmuesi i Mallorcas ka realizuar deri më tani plot 7 gola. Ndërsa mesfushori i Brescias ka shënuar 2 të tillë, por kontributi i tij për ekipin Italian është i madh. Kujtojmë që Muriqi është pjesë e rëndësishme e përfaqësueses së Kosovës, kurse Ndoj është grumbulluar disa herë nga kombëtarja shqiptare.
Galeria fotografike ()
Poll