Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lojtarët nisin pushimet, por drejtuesit e Partizanit studiojnë ofertat

Shkruar nga NEWSPORT
Lojtarët nisin pushimet, por drejtuesit e Partizanit studiojnë ofertat

Te Partizani duket se i kanë dhënë fund festës së titullit dhe tashmë lojtarët janë shpërndarë nëpër vendlindjen e tyre, ndërsa kanë nisur pushimet. Në dispozicion të tyre janë 2 javë, por ende mbetet e pacaktuar data fikse e rikthimit në stërvitje.

Nëse për lojtarët ka disa ditë relaksi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit të cilët vazhdojnë me punën për sezonin e ri. Fillimisht kanë nisur të mendojnë për rinovimet me Hoxhën, Atanaskovskin apo Telushin. Të 3 lojtarët janë në fund të kontratës dhe pritet që të diskutohet mes palëve edhe zgjatja e bashkëpunimit.

Për 3 lojtarë të tjerë në “tavolinën” e kuqe janë disa oferta. Hadroj, Rrapaj por edhe Matondo me shumë gjasa mund të lëvizin nga kryeqyteti. I pari ka bërë një paraqitje fantastike me të kuqtë dhe tashmë ka shansin e artë të bëjë një hap më shumë në karrierën e tij. Për vlonjatin tashmë siç dihet do të jetë e pamundur të qëndrojë te Demat, pasi 21-vjeçari ka një  klauzolë largimi. Ndërsa gjithashtu edhe për Matondon nuk mungojnë ofertat.

Ditë të rëndësishme këto për drejtuesit e Partizanit, teksa në zyrat e kuqe do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e këtij grupi lojtarësh, me Conference League që “troket” në derë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga