
Victor Da Silva është kthyer në një “telenovelë” te skuadra e Partizanit. Braziliani nuk është gati për të luajtur, ndërsa nuk ka zbritur në fushën e lojës prej më shumë se një muaji, duke qënë kështu një mungesë konstate për trajnerit Giovanni Colella.
Da silva duket se herë pas here shfaq probleme fizike, duke mos qenë në formë për të dhënë kuntgributin e tij për të kuqt këtë sezon. Një situatë e ngjashme me atë në Shkodër, ku braziliani më shumë qëndroi në infiermeri se sa do të shkelmonte topin në fushën e blertë e fanelën e shkodranëve.
Kujtojmë se Partizani do të rinisë kampionatin ndaj Erzenit, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 15:45. Pritet të jetë i luftuar 90-minutëshi mes dy ekipeve të cilat vetëm 2 pikë i ndan në tabelën e klasifikimit, me demat që kryesojnë “Abissnet Superiore” me 22 pikë.