Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Locatelli nuk di ç’të bëjë me topin”, ish-trajneri i Partizanit kritikon Juventusin: Allegri? Më shumë menaxher sesa trajner

Shkruar nga NEWSPORT

Mark Iuliano, ish-mbrojtësi i njohur i Kombëtares italiane dhe i Juventusit, i cili ka një të kaluar edhe si trajner te Partizani, ka analizuar sezonin e bardhezinjve në TVPlay.

[caption id="attachment_732829" align="alignnone" width="300"]Mark Iuliano, Partizani Mark Iuliano, Partizani[/caption]

“Ata dolën përtej mundësive të tyre për disa muaj, pastaj patën këtë rënie, por për mendimin tim bënë një progres zhgënjyes nga pikëpamja fizike dhe psikologjke. Edhe para ndeshjes ndaj Empolit kisha vënë re lodhje mendore. Locatelli për shembull nuk di çfarë të bëjë me topin, fshihet dhe duket se nuk dëshiron të marrë përgjegjësi."

Kush e zhgënjeu?

"Ka disa lojtarë që po bëjnë më shumë se sa munden, dhe të tjerë më pak. Rabiot është sulmues, por kohët e fundit ai vetëm pret topin në këmbë, ai bën shumë prekje. McKennie nga ana tjetër po sulmon ne thellësi duke sjellë epërsi numerike dhe dy fazat po i kryen në mënyrë pozitive. Prisja më shumë nga Ëeah, prek tre topa në lojë dhe krijon shumë konfuzion. Cambiaso ka shumë vullnet dhe krijon shumë rrezik për kundërshtaret, por ai zëvendësohet gjithmonë në minutën e 70. Kostic nuk luan kurrë vertikalisht”.

Allegri?

"Në këtë Juventus ka një problem të madh personaliteti dhe mentaliteti. Allegri ka fituar shumë dhe duhet respektuar, por për mua ai është më shumë një menaxher sesa një trajner, sepse kur duhet të japë inpute ai lufton. Unë nuk mund të mbroj konceptet se nuk i përkasin një skuadre të madhe.

Tek Juventusi pritshmëritë janë shumë të larta dhe kur merr lojtarë duhet të sigurohesh që fillimisht të jenë burra. Nëse tremben në vështirësinë e parë besoj se ka shumë probleme. Allegri u largua me një ekip të jashtëzakonshëm dhe u rikthye me një formacion shumë më të dobët, me shpresën për të luajtur futboll argëtues”.

Çfarë duhet të synojë Juventusi?

"Shpresa është që Juve të fitojë një trofe dhe të arrijë në Ligën e Kampionëve. Allegri ka fuqi të madhe brenda klubit, por mjedisit nuk i pëlqen se si po arrijnë rezultatet dhe arritja e këtyre objektivave nuk mjafton më.

Bologna është një ekip që arrin një mrekulli sportive nëse arrin në Champions, këto gjëra nuk ndodhin në Juventus, nuk ka mrekulli sportive, sepse është një ekip që duhet të fillojë çdo sezon me supozimin për të fituar diçka. Tifozët nuk janë më të bindur se si skuadra mund të fitojë përsëri."

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga