Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Llullaku "tërheq" vëmendjen e PANUCCIT, gol SPEKTAKOLAR dhe festim me SHQIPONJË në fitoren e Astra (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
Llullaku "tërheq" vëmendjen e PANUCCIT, gol SPEKTAKOLAR dhe

Azdren Llullaku nuk di të ndalet së shënuari në kampionatin rumun. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte protagonist në fitoren 2-1 që skuadra e tij, Astra arriti në fushën e Universitatea Craiovës.

Edhe pse u gjend në disavantazh të një goli, Astra arriti të përmbys gjithçka, kjo edhe falë finalizimit të Llullakut. Numri 10 i Astras realizoi golin që barazoi shifrat në 1-1, ku nuk mungoi edhe festimi me shqiponjë. Ndërsa më pas një autogol i dha fitoren skuadrës së Llullakut.

Me këtë fitore Astra e mbylli sezonin e rregullt në kuotën e 42 pikëve por me renditjen e re ku skuadrave do t'u përpjestohen pikët, Astra do të jetë vetëm 6 pikë larg kryesuesve të Cluj. Për Azdren Llullakun i cili shpreson te një rikthim në kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit mars, ky ishte goli i 6-të në këtë sezon.


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga