Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ “Dritë në fund të tunelit” për KUKËSIN, mposht EGNATIN e Shpëtim DUROS

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Dritë në fund të tunelit” për

EGNATIA-KUKËSI 1-1 (Fernandos 34'/ Ndreca 70', Delimadjac 85')

 

Ndeshja: Kukësi ia ka dalë të fitojë ndaj Egnatias në Rrogozhinë. Verilindorët mposhtën me përmbysje vendasit ku goli i Ndrecës dhe Dalimadjac do të bënin të pavlefshëm penalltinë e shndërruar në gol nga Fernandos në pjesën e parë.

Në këtë mënyrë Hallaçi gjen fitoren e munguar prej javësh, një fitore që u jep frymarrje kuksianëve, ndërsa nga ana tjetër “shokohet” Shpëtim Duro, i cili i ikën nga duar vendi i tretë në klasifikim.

Një ndeshje që rezultoi të ishte e luftuar deri në sekondat e fundit, por Kukësi do të largohet nga “Egnatia Arena” me 3 pikë në “xhep”, të cilat vlejnë shumë për garën e mbijetesës.

Pas këtij triumfi verilindorët ngjiten në kuotën e 19-pikëve, po aq sa Kastrioti i vendi të 8-të, ndërsa rrogozhinasit mbeten me 26 pikë në vendin e 4-të në klasifikim.

Abissnet Superiore, java e 18-të

Stadiumi: Egnatia Arena

Arbitër: Juxhin Xhaja

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri; Agbekpornu, Malota, Atanda; Fangaj, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Musta; Ndëamena, Paulaskas. Trajner: Shpëtim Duro

Kukësi: Halimi, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Sh.Taipi, Momoh, Gj.Taipi, Peposhi, Basha, Barbosa. Trajner: Rrahman Hallaçi

Komenti minutë pas minute:

90+6'- Mbyllet sfida ne Rrogozhine. Kukesi permbys Egnatian dhe rikthehet te fitorja ne kampionat.

90'- 6 minuta shtese per Egnatian per te marre barazimin, ndersa jan eminuta ankthi per verilindoret.

85'- Shokohen ne Rrogozhine. Kukesi gjen golin e Avantazhit me ane te Delimadjac.

76'- Goli motivon verilindoret. Gj.Taipi provon nga distanca por topi shkon mbi porte.

73'- Mellugja del nga loja, Kasa ze vendin e tij.

70'-Edison Ndreca fantastik, Kukesi barazon shifrat ndaj Egnatias.

67'- Goditje denimi per Egnatin ne nje pozicion te priret, por topi i goditur na Duamena ndalet nga muri mbrojtes.

62'- Domi dhe Delimedac hyn ne loj, lene fushen Lamce dhe Momoh

60'- Frangaj la lojen, ne vend te tij Emsis.

57'- Kukesi jep sinjale "zgjimi". Ndreca godet nga distanca por topi shkon larg portes se Sherrit.

50'- Egnatia kembengul per te gjetur golin e dyte. Kukesi ne veshtiresi.

46'- Starton pjesa e dyte. Kukesi kerkon golin e barazimit.

45+1'- Mbyllet pjesa e pare ne Rrogozhine. Egnatia shkon ne avantazh 1-0.

45'- Gjyqtari i kater jep 1 minute shtese.

39'- Sh.Taipi nis nje aksion te bukur, ndersa pason per Barbosen dhe ky i fundit kroson te Peposhi, por Sherri largon topin.

34'- Zhbllokohet ndeshja në Rrogozhinë, FERNANDOS mposht HALIMIN nga pika e bardhë e penalltisë

33'- Penallti per Egnatian, Ndrexa nderhyn gabimisht ndaj lojtarit vendaas.

30'- ATANDA bën heroin e Egnatias, devijon goditjen e BARBOSËS.

20'- Menjehere Mellugja kercenon Halimin, ku e djathta e tij shkon ngjithur me porten.

19'- Sh.taipi pason bukur per Barbosen, ku godet drejt portes por topi devijhet nga nje mbrojts per te pefunduar me pas ne duar e Sherrit.

17'- Aksione te bukura mes Duamenes dhe Mustes, me kete te fundit qe kroson drejt zones ku Zejnullai nuk godet sic duhet.

10'- Rremuje ne zonen e Kukesit, por lojtaret vendas nuk perfitojne dot per te derguar topin ne rrjete.

7'- Egnatia pergjigjet me Paulolaskas, por goditja ishte e lehte.

4'- Kukesi provon te dale ne sulm, ndersa Ndreca provon nga distanca, por topi kontrollohet lehte nga portieri Sherri.

1’- Nis takimi në Rrogozhinë. Kukësimi dënuar për fitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga