
Kanë përfunduar katër sfidat e fundit të mbrëmjes për Conference League. Në takimin e arbitruar nga Enea Jorgji, Fiorentina arriti të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Sivasspor. Violët fituan 1-0 dhe hedhin një hap të sigurtë për çerekfinale. Sfida më spektakolare ishte ajo mes Baselit dhe Slovan Bratislava e cila u mbyll me rezultatin 2-2. Në Belgjikë Gent barazoi përballë turqve të Basaksehir me rezultatin 1-1. Lech Poznan mori një fitore të pastër kundër Djurgarden 2-0.
Basel-Slovan Bratislava 2-2 (Amdouni 6', Zeqiri 41'/ Medvedev 18', Abubakari 70')
Fiorentina-Sivasspor 1-0 (Barak 69')
Gent-Basaksehir 1-1 (Orban 35'/Okaka 16' )
Lech Poznan-Djurgarden 2-0 (Milic 39', Marchwinski 82')
Poll