
INTER 3-0 MILAN (4', 40' Martinez, 82' Gosens)
Inter dhe Milan luajnë sfidën e dytë gjysmëfinale për llogari të Kupës së Italisë. Derbi fillon në orën 21:00 dhe pritet të dhurojë spektakël. Të dyja klubet po kalojnë një rivalitet të madh dhe në kampionat, ku mbajnë vendin e parë dhe të dytë.
Kjo sfidë është e treta mes tyre gjatë këtij sezonit. Dy përballjet në kampionat kanë përfunduar me barazim 1-1 e para, ndërsa e dyta me fitoren 1-2 të Milanit. Ndeshja e parë e kupës është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0, ndërsa sot luhet e kthimit.
LIVE:
82' GOOOOL! Shënon Gosens që vjen nga zëvendësimi për Interin.
40' Gooool! Lautaro Martinez sërish. Argjentinasi i jep Interit avantazhin e dy golave.
4’ Lautaro Martinez shënon një supergol me një goditje të pakapshme brenda zonës.
1' Fillon ndeshja
Formacionet e sfidës:
INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Chalanoglu, Perisic; Lautaro, Correa
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Saelemaekers, Kessié, Leao; Giroud