Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

VIDEO/ Arabia Saudite zhvlerëson milionat e Argjentinës dhe futet në histori, Messi & CO ulen me këmbë në tokë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Arabia Saudite zhvlerëson milionat e Argjentinës dhe futet

ARGJENTINA – ARABIA SAUDITE 1-2

Botërori Katar 2022, GRUPI C

Formacionet zyrtare:

Argjentina:  Martínez, Molina, Romero,  Otamendi, Acuña, De Paul,  Paredes, Papu Gómez, Lionel Messi, Lautaro, Ángel Di María

Arabia Saudite: Alowais; Abdulhamid, Altambakti, Albulayhi, Alshahrani; Alfaraj, Kanno, Almalki; Albrikan, Alshehri, Aldawsari

Ndeshja: Arabia Saudite ka bërë të pabesueshmen duke mposhtur Argjentinën që në këtë Botëror është futur si favorite për Kupën e Botës. U duk gjithçka shumë e lehtë për kombëtaren e Leo Messit që zhbllokoi shifrat e takimit me penallti. Në pjesën e parë, argjentinasit ishin dominues, ku arritën të realizojnë edhe 3 herë të tjera, por në pozicion të parregullt. Në të dytën, sërish Argjentina ishte më kërkuese. Por, në dy mundësitë e dhëna të Arabisë Saudite, shënuan në portën e argjentinasve duke shtangur gjithë botën e futbollit. Në këtë mënyrë, Arabia Saudite merr 3 pikët e para në Grupin C duke u renditur në vendin e parë, ndërsa Argjentina në të fundit me 0 pikë. Padyshim një sfidë që do të futet në histori.

Komenti minutë pas minute:

 

90+5'- Panik në zonën e Arabisë Saudite. Përplasje e frikshme mes portierit dhe lojtarit të Arabisë. Ndërhyn menjëherë stafi teknik.

90'- Gjyqtari i katërt jep 8 minuta shtesë.

84'- Leo Messi gjuan me kokë, por kontrollon si duhet portieri i Arabisë Saudite.

80'- Goditje dënimi për Argjentinën. Gjuan Leo Messi, por pa rrezik për Arabinë Saudite.

63'- Argjentina pranë golit, e shpëton portieri Alowais.

 

53'- Arabia Saudite përmbys gjithcka. Realizon golin e dytë. Cfarë emocionesh në Katar.

 

48'- Arabia Saudite befason Argjentinën. Alshahrani realizon golin e parë.

46'- Starton pjesa e dytë.

45'- Gjyqtari i katërt jep 5 minuta shtesë.

 

35'- Argjentina shënon sërish. Por, prapë pozicion jashtë loje. E jashtezakonshme cfare po ndodh në këtë sfidë. Goli i 3-të offside për argjentinasit. 

28'- Argjentina realizon sërish me Lautaro Martinez, por prapë VAR-i ndërhyn dhe anulon golin. 

 

22'- Leo Messi realizon sërish, por këtë herë në pozicion jashtë loje. 

 10'- Lionel Messi gjen golin e parë në Botëror. Penalltia shndërrohet në gol nga ylli argjentinas.

8'- Ndërhyn VAR-i. Penallti për Argjentinën.

2'- Vetëm 2 minuta i mjaftojnë në fushë Leo Messit. Argjentina pranë golit. 

1’- Nis ndeshja e radhës në Katar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga