
Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e radhës në basketboll për femra kundër Lituanisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2019.
Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Viron Toska do të shlyejnë humbjen turpëruese që pësuan në pallatin e Sportit "Feti Borova" përballë Hungarisë. Skuadra jonë u mposht me rezultatin e thellë 27-139 në një ndeshje të dominuar totalisht nga miqtë.
Tashmë ato janë gati për sfidën e radhës, teksa kanë mbërritur mbrëmë rreth orës 8 të darkës në Lituani. Atmosfera në ekip është e qetë, megjithatë në këtë sfidë detyrimi për fitore është tejet i madh. Kujtojmë që përfaqësuesja e Shqipërisë luan nesër në orën 18:30.
Poll