Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Armand Duka merr letra urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, homologët në Europë dhe Lugina e Preshevës

Shkruar nga NEWSPORT
Rizgjedhja në krye të FSHF-së, Armand Duka merr letra urimi nga
Presidenti i FSHF, Armand Duka

Rizgjedhja e Presidentit Armand Duka, në krye të FSHF-së është përshëndetur me mesazhe urimi nga drejtues të lartë të futbollit ndërkombëtar dhe përfaqësues institucionalë të rajonit.

Pas letrës së urimit të Presidentit Infantino, edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, ka uruar Presidentin Duka për mandatin e ri në krye të FSHF-së.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë, Levan Kobiashvili, presidenti i Federatës së Futbollit të Armenisë, Armen Melikbekyan, presidenti i Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustić, presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragić, presidenti i Federatës së Futbollit të Moldavisë, Leonid Oleinicenco, si dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Sllovenisë, Radenko Mijatović, kanë shprehur vlerësimin për kontributin dhe lidershipin e Presidentit Duka, duke i uruar suksese në vijim të mandatit të ri.

Urime për rizgjedhjen e Presidentit Duka ka përcjellë edhe Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar në Luginë.

Mesazhet e shumta të urimit konfirmojnë respektin dhe besimin që gëzon Presidenti Duka në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësimin për punën e bërë nga FSHF në vitet e fundit, duke forcuar pozicionin e futbollit shqiptar në familjen evropiane dhe botërore të futbollit.

Poll

Lexo gjithashtu