Egnatia – Dinamo është pdiksutim supersfida e javës së 25-të të kampionatit shqiptar. Por kjo nuk është një sfidë vetëm mes skuadrave, por edhe mes trajnerëve.
Edlir Tetova do të sfidojë Ilir Dajën, ku të dy do të luajnë vetëm për fitoren. Historia e përballjeve direkte mes dy timonierëve tregon se gjithmonë ka mbizotëruar spektakli.
Në 8 duelet e të kaluarës, Ilir Daja është më dominues. Ka fituar 4 ndeshje përballë Tetovës, ndërsa ky i fundit ka mundur të festojë vetëm në 2 raste. Gjithashtu 2 herë të tjera kanë ndarë pikët.
Me kuriozitet mbetet të shihet se cili prej tyre do të dalë fitimtar në duelin e së premtes dhe në anën e cilit do të shkojnë 3 pikët. Kujtojmë se përballja Egnatia – Dinamo luhet të premten, në orën 19:00 në “Egnatia Arena”.
