Federata Senegaleze e futbollit ka publikuar pak momente më parë listën e lojtarëve të ftuar për Kupën e Botës në Katar. Prej ditës së djeshme, i gjithë populli senegalez kryqëzonte gishtat për një dëmtim sa më të lehtë të heroit të tyre Sadio Mane. Futbollisti i Bayern u dëmtua në ndeshjen e djeshme dhe u largua nga fusha e lojës duke krijuar një lajm alarmant në media.
Të gjitha spekulimet tashmë bien poshtë sepse Sadio Mane do të jetë pjesë e Senegalit dhe do të udhëheqë ekipin e tij ku është edhe kapiten. Lutjet e sengelezëve janë dëgjuar dhe tashmë kombëtarja e tyre do të jetë e plotë për të rivalizuar me Holandën, Ekuadorin dhe Katarin për kalimin e grupeve.
[caption id="attachment_666624" align="alignnone" width="246"] Lista e Senegalit ne Boteror[/caption]