
Skenat e dhunës, sërish me protagonistë huliganët anglezë, kthehet përsëri. Kësaj radhe ata u zhvendosën nga Marseja në Jug të Francës, në qytetin e Lillë-s në veri. Forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e fansave të përfaqësueses së “Tre Luanëve”, në një përplasje që zgjatë nga ora 19:00 e mbrëmjes deri në orët e para të mëgjesit me një bilanc 16 të plagosur dhe 36 të arrestuar.
Anglezët ishin në kërkim të ndonjë tifozi rus, për të vazhduar më tej trazirat. Pikërisht në kohën kur tifozët anglezë po shkatërronin lokalet në qytetin e Lillë-s, francezët dolën për të festuar fitoren e skuadrës së tyre. Aty pati një përplasje ndërmjet tifozerive, ku policia franceze ndërhyri me forca të shumta për t'i shpërndarë.