
Kukësi do të luajë ditën e sotme kundër Austrisë së Vjenës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë eliminator të Europa League. Burime për newsport.al bëjnë me dije që Hasan Lika do të hedhë në fushë 11-tshen që luajti në Vjenë. Në këtë mënyrë në sulm do të jetë Rangel, dhe jo Emini siç përflitej këto ditë. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjtë si ndeshjen e kaluar ku në portë do të jetë Koliçi, në mbrojtje Hallaci - Malota - Shameti - Mici, në mesfushë Musolli - Lilaj- Fukui - Karioka - Latifi, ndërsa në majën e sulmit siç e theksuam i afruari i merkatos verore, Rangel.
Pra formacioni i skuadrës verilindore pritet të jetë 4-2-3-1
[gallery size="full" columns="1" ids="17979"]
Poll