Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Liga e Kombeve për vajza/ Zbardhet kalendari i Shqipërisë, njihuni me datat e të gjitha ndeshjeve të grupit B1

Shkruar nga NEWSPORT
Liga e Kombeve për vajza/ Zbardhet kalendari i Shqipërisë,

Shqipëria e vajzave u njoh mesditën e së martës me kundërshtarët që do të ketë përballë në Ligën e Kombeve. Shorti e pozicionoi Kombëtaren kuqezi të vajzave në Grupin B1 së bashku me Irlandën e Veriut, Hungarinë dhe Irlandën.

Ndërkaq, UEFA ka përcaktuar edhe kalendarin e ndeshjeve për Grupin B1 duke zbardhur kështu edhe rrugën e vajzave kuqezi në këtë aventure të re në kompeticionin e rëndësishëm europian. Shqipëria e teknikut Armir Grima do ta nisë fushatën e saj në shtëpi ndaj Hungarisë më 22 shtator, ndërsa katër ditë më pas do të luajë kundër Irlandës së Veriut në transfertë.

Në muajin tetor, Kombëtarja e vajzave do të luajë dy sfidat e radhës, ku më 27 tetor, Shqipëria do të udhëtojë drejt Irlandës, për t’u kthyer në shtëpi më pas, ku më 31 tetor do të përballen sërish me përfaqësuesen irlandeze.

Viti 2023 për Shqipërinë e vajzave do të mbyllet në muajin dhjetor, ku me datë 1 do të presë Irlandën e Veriut në shtëpi, ndërsa e mbyllin këtë fushatë ndeshjesh më datë 6 dhjetor në transfertën e Hungarisë.

 

Liga e Kombeve për vajza 2023-2024

Kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë së vajzave në grupin B1:

22/09/2023 Shqipëri – Hungari

26/09/2023 Irlandë e Veriut – Shqipëri

27/10/2023 Irlandë – Shqipëri

31/10/2023 Shqipëri – Irlandë

01/12/2023 Shqipëri – Irlandë e Veriut

06/12/2023 Hungari – Shqipëri

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga