
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të miratojë një vendim qarkullues me anë të Komitetit Ekzekutiv, ku do të lejojë që për sezonin e ri 2020-21 në fushë të jenë pesë të huaj. Kjo ka qenë kërkesa direkte e 10 presidentëve të Superligës për Armand Dukën, në mbledhjen e fundit të Ligës, aty ku u vendos për fillimin e sezonit.
Kësisoj, në sezonin e ri që do të nisë nesër (Kupa e Shqipërisë) pritet që të gjitha klubet shqiptare të kenë në fushë pesë lojtarë të huaj. Sipas shtypit të shkruar kjo gjë tanimë është thuajse e kryer, vetëm për sezonin e ri. Mirëkuptimi mes palëve vjen në një kohë që bojkoti dhe pandemia e Covid-19 kanë shtuar barrën e klubeve të futbollit.
Poll