
Dje, Erdenis Gurishta luajti ndeshjen e tij të 200-të me Vllazninë. Sfida e luajtur në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Kastriotit përfundoi 0-1 me fitoren e miqve.
Megjithatë për Gurishtën, klubi shkodran bëri një surprizë të bukur para ndeshjes me presidentin Xhaferri që i dhuroi kapitenit një fanellë me numrin 200 nga prapa.
Në një postim në rrjetet sociale klubi uron Gurishtën për ndeshjen e 200-të me ekipin dhe e falenderon për gjithçka ka bërë për fanellën kuqeblu.
Poll