
Pritja merr fund! Partizani zyrtarizon trajnerin e tij të ri. Ashtu siç edhe kishim mësuar tashmë, Franco Lerda është trajneri më i ri i Partizanit.
Italiani 51 vjeçar u prezantua përpara mediave vetëm pak minuta më parë, ku zbuloi arsyet që e bindën të pranojë ofertën e kryeqytetasve dhe objektivat me 16 herë kampionët e vendit.
E njihje Partizanin edhe më parë?
Për mua është kënaqësi shumë e madhe që jam këtu. Kjo është hera e parë që drejtoj një skuadër jashtë Italie dhe që do të përfaqësoj vetën me këtë klub. Nuk e njihja Partizanin në detaje, por gjithsesi kam njohuri.
Objektivi?
Objektivi primar është që të përgatisim skuadrës për të bërë një përfaqësim dinjitoz në kompetecionet Europiane. Duam që të rrisim cilësitë, që të ofrojmë mundësi të reja, risi, që skuadra të jetë gjithmonë në majat e futbollit shqiptar.
Puna e Gegës?
Secili ka mënyrën e vet të lojës. Gega ka bërë një punë të shkëlqyer dhe këtë kërkoj që të bëj edhe unë. Ta mbaj Partizanin në vendet e para të klasifikimit.
Problemet e trajnerëve italian këtu?
Nuk dua që të flas për problemet që kanë hasur bashkëkombasit e mi këtu. Projekti i Gaz Demit më pëlqeu dhe shpresoj që t'ia arrijë t'ia dal mbanë.
Partizani maja e karrierës?
Nëpërmjet punës do të arrijmë që të bëjmë Partizanin tonë. Më parë kam stërvitur edhe futbollistë shqiptarë si Memushaj dhe Çani. Gjithçka do të arrrihet gjatë punës që do të bëjmë këtu.
Merkato?
Për momentin nuk kam asnjë lojtar specifik që i kam kërkuar drejtuesve. Me merkaton do të merret drejtori Olsi Rama. Gara në Kupat e Europës mund të ul pak rendimentin në kampionat, por unë nuk kam frikë nga asgjë. Ne do të fokusohemi për të bërë një paraqitje sa më pozitive në Kupat e Europës. Jam shumë entuziast dhe optimist që do të bëj gjëra të mëdha me këtë skuadër.
Moduli?
Çdo gjë do ta bazojmë te lojtarët që kemi në organikë. Nuk kam ndonjë kundërshtarë të preferuar, të gjithë janë mjaft të vështirë.