
Rradhë të gjata makinash që kanë mbërritur, tifozë të shumtë me plis në kokë, zhurmë shumë zhurmë dhe për më tepër shumë pasion në rrugët e Lensit. Kjo është panorama që sa vjen e kompletohet me orën 15:00 që afron. Një ditë historike meriton një atmosferë historike. Shqiptarë nga e gjithë Europa kanë mbërritur në qytetin ku Shqipëria do të bëj debutimin historik në një eveniment kaq të rëndësishëm. Në rrugët e Lensit i sheh të bëjnë nga të gjitha. Të shumtë janë ata që kanë zgjedhur të konsumojnë një birrë, të tjerë bëjnë foto, ndërkohë që ka dhe nga ata që nxitojnë të blejnë aksesorët e fundit për tu pajisur si duhet me ngjyrat kuqezi.
Poll