Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Lëkundet pankina e Kukësit, në skenë del ish-trajneri i Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Lëkundet pankina e Kukësit, në skenë del ish-trajneri i

Situata te skuadra e Kukësit nuk është aspak pozitive. Humbja ndaj Vllaznisë, ku mposhtën 2-1 ka lënë shije të hidhur te drejtuesit verilindorë të cilët kishin vendosur ultimatum fitore në 3 ndeshjet e radhës. Pozitat e trajnerit Shpëtim Duro janë lëkundur ndjeshëm dhe kësisoj kanë nisur të dalin emrat e parë që mund të zëvendësojnë teknikun kryeqytetas.

Burime për newsport.al bëjnë me dije që Zekerija Ramadani është në "pole-position" për t'u ulur në pankinën verilindore. Ish-trajneri i Flamurtarit është një njohës i vjetër në kampionatin shqiptar dhe eksperienca në Superligë e bëjnë atë njeriun e duhur për të drejtuar kuksianët. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime të reja.

41-vjeçari ka një CV të pasur pasi ka drejtuar më parë Shkupin, Flamurtarin, Trepçën 89' dhe Feronikelin. Një rikthim në kampionatin shqiptar do t'ia pasuronte listën e ekipeve që ka drejtuar. Megjithatë gjithçka do të vendoset nga Safet Gjici, pasi shkarkimi i Duros ka pasoja financiare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga