
Drejtuesit e Erzenit kanë vendosur ta bëjnë hyrjen e lirë për tifozët e vet në ndeshjen e së dielës kundër Teutës. Në një njoftim të bërë në kanalin zyrtar bëhet me dije se biletat në sektorin ballor do të jenë pa pagesë.
Gjithashtu do të vendosen autobusë falas pa limit, nga Shijaku deri në stadiumin “Niko Dovana”. Fitorja duket detyrim për Erzenin dhe në këto kushte, tifozët priten të jenë lojtari i 12-të i tyre. Në njoftimin e bërë në faqen zyrtare të klubit shkruhej:
“Njoftojmë se në ndeshjen e ditës së dielë kundër Teutës, biletat në sektorin ballor ku qëndrojnë tifozët tanë do të jenë falas.
Gjithashtu në dispozicion do të ketë sërisht autobusë falas pa limit drejt qytetit të Durrësit.
Falenderojmë drejtuesit dhe ju ftojmë të jemi sa më të shumtë për të përkrahur djemtë tanë.
Merr një shok dhe eja në stadium”.