Lei Kraja është padyshim një ndër moderatoret më siptatike të ekranit shqiptar. Është mjaft aktive në rrjetet sociale, mirëpo kur vjen puna tek jeta e saj private, Lei është shumë e rezervuar.
Së fundmi, ajo nuk ka nguruar të shprehë hapur simpatinë për një futbollist shqiptar.
“Këtu në Shqipëri ka shumë (futbollistë simpatikë). Nuk është se kam ndonjë specifik. (Marash) Kumbulla më pëlqen, duke qenë se është dhe shkodran, edhe do bëhet një super yll, jam e sigurt. Më pëlqen më shumë Kumbulla. Edhe nga ana e pamjes është i mirë”, u shpreh Lei për “Pushine On Top”.
E pyetur nëse do të kishte pranuar një takim me të, Lei ka thënë “Jo” pasi ai është më i vogël se ajo në moshë.
“Është më i vogël se unë edhe unë nuk takohem me djem më të vegjël. Është simpatik. Kurrë nuk kam dalë në takim me një djalë më të vogël. Nuk e di pse, nuk më ka qëlluar, nuk më ka rastisur, por më pëlqejnë djemtë që janë më të pjekur”, ka shtuar Lei.